Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga data 1 prill, prindërit nuk do të mund të marrin më pagesë për leje prindërore gjatë fundjavave dhe ditëve të festave zyrtare, nëse nuk marrin pushim edhe ditët përreth.
Ky ndryshim prek të gjitha nivelet e kompensimit, përfshirë atë minimal dhe bazë.
– Deri tani, ky rregull ka vlejtur për ditët me kompensim për arsyje te një sëmundje, por tani do të zbatohet edhe për të gjitha nivelet e tjera të lejes prindërore, shpjegon Niklas Löfgren, ekspert ekonomik familjar në Försäkringskassan, për P4 Jämtland.
Me rregullat e reja, nëse një prind dëshiron të marrë pagesë për leje prindërore gjatë një fundjave, duhet të marrë pushim edhe të premten ose të hënën që lidhet me të.
Ky ndryshim pritet të ndikojë veçanërisht ata që deri tani kanë përdorur ditët e lejes prindërore për të zgjatur fundjavat e tyre, duke kombinuar pushimet me ditët e lira të punës.
Written by: admin
Post comments (0)