Lajme

Ngërç në sondazhe pavarësisht buxhetit të madh të marrëveshjes Tidö

todayOctober 12, 2025 26

Background
share close

Pavarësisht një buxheti zgjedhor të fuqishëm nga partitë e marrëveshjes Tidö, që synon të ndihmojë ekonominë e familjeve me afro 50 miliardë krona, situata politike në Suedi mbetet pothuajse e pandryshuar.

Një sondazh i ri nga SVT/Verian tregon se Socialdemokratët vazhdojnë të jenë partia më e madhe në vend, ndërsa Moderatët nuk kanë arritur të rrisin mbështetjen e tyre. Edhe ngjitja e Demokratëve të Suedisë (SD), që ishte e dukshme muajt e fundit, duket se është ndalur.

Megjithatë, të gjitha ndryshimet në këtë sondazh janë kaq të vogla sa që nuk konsiderohen statistikisht domethënëse. Sipas komentatores politike të SVT-së, Elisabeth Marmorstein, kjo tregon se kemi të bëjmë me një “stiltje në opinion”, pra një situatë të qëndrueshme pa lëvizje të mëdha mes partive.

“Vlen të theksohet se opozita vazhdon ta mbajë epërsinë e saj. Dhe kjo ndodh pavarësisht se partitë e marrëveshjes Tidö kanë prezantuar një buxhet shumë ekspansiv, ku gati 50 miliardë krona janë destinuar për të përforcuar ekonominë e familjeve,” shkruan Marmorstein.

Sipas sondazhit, opozita ruan përparësinë ndaj partive të marrëveshjes Tidö, me 52,8 për qind kundrejt 44,8 për qind të mbështetjes.

Rezultatet e sondazhit

  • Vänsterpartiet (V): 7,5%
  • Socialdemokraterna (S): 34,8%
  • Miljöpartiet (MP): 5,8%
  • Centerpartiet (C): 4,7%
  • Liberalerna (L): 2,6%
  • Kristdemokraterna (KD): 4,2%
  • Moderaterna (M): 17,9%
  • Sverigedemokraterna (SD): 20,1%

Si është kryer sondazhi

Barometri i votuesve i Verian është bazuar në rreth 3 000 intervista me persona që bëjnë pjesë në panelin Sifo, një grup prej afërsisht 85 000 pjesëmarrësish, i përzgjedhur në mënyrë rastësore për të përfaqësuar popullsinë suedeze.

Pjesëmarrësit janë të moshave 18 deri në 84 vjeç, ndërsa për personat 85 vjeç e lart, janë kryer intervista telefonike për të përfshirë edhe këtë grupmoshë në rezultatet përfundimtare.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%