Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një në katër mjekë AT në Suedi po mendon të largohet nga puna për shkak të vështirësive në balancimin e jetës personale dhe profesionale. Kjo rezulton nga një raport i fundit i publikuar nga Shoqata e Mjekëve të Rinj të Suedisë, njofton P4 Stockholm.
Sondazhi, ku morën pjesë rreth 1,500 mjekë, tregon se kushtet e këqija të punës dhe ngarkesa e lartë janë ndër arsyet kryesore që i shtyjnë mjekët të shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të profesionit.
“Shumë prej kolegëve të mi ndihen të lodhur dhe të stresuar,” tha për radion mjeku AT, Georg Von Baumgarten. “Mungesa e mbështetjes dhe presioni në rritje e bëjnë të vështirë për shumë prej nesh të qëndrojnë në këtë profesion.”
Raporti vë në pah se situata e rënduar në ambientin e punës dhe kërkesat e larta po ndikojnë negativisht te gjendja emocionale dhe fizike e mjekëve, duke rrezikuar cilësinë e kujdesit që u ofrohet pacientëve.
Written by: admin
Post comments (0)