Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një ilaç i njohur për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut mund të lehtësojë vuajtjet emocionale pas një ndarjeje, tregojnë rezultatet e një studimi të fundit.
Një ekip shkencëtarësh kanadezë ka zbuluar se beta-bllokuesi Propranolol, i përdorur zakonisht për probleme me zemrën dhe ankthin, mund të ndihmojë edhe në rastet e dhimbjes emocionale të shkaktuar nga një zhgënjim dashurie.
Studimi u krye mbi persona që vuanin nga stresi i rëndë emocional pas një ndarjeje. Pas gjashtë seancash trajtimi, shumica e pjesëmarrësve raportuan zhdukje pothuajse të plotë të simptomave.
– Ne nuk i fshijmë kujtimet, por mund të themi se i dobësojmë ato, shpjegon Alain Brunet, psikolog klinik dhe një nga autorët e studimit.
Ky zbulim mund të hapë një rrugë të re në trajtimin e vuajtjeve emocionale, duke ndihmuar njerëzit të kalojnë më lehtë periudhat e dhimbshme pas ndarjeve apo përvojave traumatike.
Burimi: SVT Vetenskap
Written by: admin
Post comments (0)