Lajme

Një marrëveshje mes Moderatëve dhe Socialdemokratëve mund të sjellë më shumë stabilitet dhe vendimmarrje

todayNovember 14, 2026 20

Background
share close

Politika mbetet në qendër të vëmendjes në faqet editoriale të gazetave suedeze edhe këtë të shtunë. Dy prej gazetave kryesore në vend trajtojnë çështje të ndryshme politike, nga formimi i qeverisë së re deri te problemet brenda partisë Demokratët e Suedisë.

Amanda Sokolnicki, nga gazeta Dagens Nyheter (DN), ndalet te mundësitë për formimin e qeverisë dhe vlerëson se alternativa më realiste për Socialdemokratët (S) është të lejojnë Ulf Kristerssonin, kryetar i Moderatëve (M), të vazhdojë si kryeministër.

Sipas saj, Kristersson ka treguar se është i gatshëm të bëjë kompromis dhe të mos mbështetet vetëm te marrëveshja e Tidö-s.

Ajo thekson se, ndryshe nga qeveria katërpartiake e së djathtës që Kristersson po përpiqet të krijojë, e cila do të ishte shumë e dobët, një marrëveshje mes tij dhe kryetares së Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, mund të sillte më shumë forcë dhe aftësi për të marrë vendime e për të qeverisur.

Ndërkohë, Susanna Birgersson, nga gazeta Göteborgs-Posten (GP), përqendrohet te problemet brenda partisë Demokratët e Suedisë (SD). Ajo mendon se kjo parti duhet të përballet seriozisht me kulturën macho që ekziston brenda saj, si në strukturat zyrtare, ashtu edhe në sjelljet dhe marrëdhëniet joformale mes anëtarëve.

Ky reagim vjen pas denoncimeve për abuzime seksuale dhe presion ndaj të rinjve për të konsumuar alkool në organizatën rinore të partisë, Ungsvenskarna.

Birgersson thekson se brenda partisë mungojnë figura që mund të shërbejnë si shembuj pozitivë të sjelljes së një burri konservator, i cili tregon respekt për të tjerët, veçanërisht për personat që ndodhen në pozita më të dobëta ose të varura nga të tjerët.

Sipas saj, një sjellje e tillë duhet të jetë pjesë e kulturës së partisë dhe jo vetëm e rregullave të saj zyrtare.

Burimi:GP/DN

Link: https://www.dn.se/ledare/amanda-sokolnicki-nu-kan-magdalena-andersson-tvingas-gora-ulf-kristersson-till-statsminister/

https://www.gp.se/asikt-och-debatt/ledare/sd-maste-gora-upp-med-machokulturen.6a97decd-8d54-5397-b692-946a6f18ace2

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP