Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një në katër familje në Suedi thotë se nuk do të mund të përballonte një rritje të kostove mujore prej 6 000 kronash ose më shumë. Kjo është e njëjta përqindje si në pranverën e këtij viti, tregon raporti Boendebarometern i bankës Nordea.
Sipas studimit, gjendja ekonomike e familjeve suedeze është përkeqësuar në katër nga nëntë rajone të vendit, më shumë në Lindjen në suedinë e Mesme, Suedinë Perëndimore, Göteborg dhe Stokholm.
Ekonomisti i bankës, Anders Stenkrona, thotë se situata është ende e vështirë:
“Ne jemi ende në një periudhë recesioni dhe disa nga masat që qeveria ka propozuar ende nuk kanë dhënë efekt,” shpjegon ai.
Raporti tregon gjithashtu se 55% e atyre që planifikojnë të zhvendosen duan ta shesin banesën e tyre para se të blejnë një të re. Kjo është më e zakonshme te të rinjtë dhe personat me të ardhura të ulëta ose mesatare.
Besimi në rritjen e çmimeve të banesave është ulur: tani vetëm 43% e qytetarëve besojnë se çmimet do të rriten, krahasuar me 49% që mendonin kështu në pranverë.
Written by: admin