Lajme

Një në pesë suedez ndjek partnerin përmes telefonit

todayOctober 5, 2025 38

Background
share close

Rreth 20% e suedezëve që janë në një lidhje mbajnë nën vëzhgim partnerin ose partneren e tyre përmes funksioneve të vendndodhjes në telefon. Këtë e tregon raporti vjetor i Fondacionit të Internetit, me titull “Svenskarna och internet” (Suedezët dhe interneti).

Sipas raportit, ky zakon është më i përhapur tek të rinjtë në moshën 16 deri në 34 vjeç, ndërsa sa më i madh në moshë të jetë personi, aq më pak i zakonshëm bëhet përdorimi i GPS-it për të ndjekur partnerin.

SVT Nyheter ka folur me psikologen Hana Jamali, e cila mendon se të rinjtë që janë rritur me rrjetet sociale mund të jenë lodhur nga komunikimi i vazhdueshëm. Ajo shpjegon se lejimi që partneri të shohë ku ndodhesh përmes telefonit mund të jetë një mënyrë për të shmangur kontaktin e pandërprerë gjatë ditës.

Por Jamali paralajmëron për rreziqe. Ajo thotë se një gjë e tillë mund të zhvendosë kufijtë në një marrëdhënie dhe të kthehet në sjellje kontrolluese.

“Njeriu ndihet i mbytur pa e kuptuar,” thotë ajo.

Raporti tregon se ndjekja përmes telefonit po bëhet pjesë e përditshmërisë, sidomos mes të rinjve, por ekspertët kujtojnë se besimi dhe liria personale mbeten thelbësore për një marrëdhënie të shëndetshme.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%