Lajme

Një në pesë suedezë është i stresuar para festave të Krishtlindjes

todayDecember 11, 2025 12

Background
share close

Një në pesë persona përjeton stres të lartë para Krishtlindjes. Këtë e tregon sondazhi i fundvitit i Nordeas, i kryer nga Verian.

Tek familjet me fëmijë, niveli i stresit është edhe më i lartë 32%. 24% e grave dhe 19% e burrave thonë se ndihen shumë të stresuar. Ndërkohë, vetëm 11% e pensionistëve deklarojnë se ndihen të stresuar.

Sipas vlerësimit të Nordeas, buxheti për dhuratat e Krishtlindjes arrin në 3 862 krona për person, pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar. Ndërsa për bredhin, ushqimin dhe shpenzime të tjera festive pritet të shpenzohen 2 791 krona, pak më pak se vitin e kaluar.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%