Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një në tre të rinj që punojnë në sektorin e shitjeve me pakicë në Suedi ka përjetuar ngacmime seksuale, sipas një raporti të publikuar nga sindikata e punonjësve të shitjeve, Handels, raporton SVT Nyheter Halland.
Situata e vështirë e të rinjve në këtë sektor përshkruhet nga Irma Jahic, 20 vjeç, e punësuar në një dyqan në Halmstad, e cila tregon se ngacmimet shpesh shfaqen në formën e komenteve të papërshtatshme. “Më thonë se si më rrinë rrobat apo më quajnë të bukur dhe tërheqëse,” shprehet ajo.
Linda Palmetzhofer, kryetare e sindikatës Handels, dënon ashpër këtë fenomen, duke e cilësuar si “tërësisht të papranueshëm.” Ajo thekson se pozicionet me kohë të pjesshme dhe puna e vetmuar janë faktorë që rrisin ekspozimin ndaj ngacmimeve, duke e bërë më të vështirë mbrojtjen e të rinjve.
Kjo situatë ngre alarmin për nevojën e ndërhyrjes urgjente në sektorin e shitjeve për të siguruar kushte më të sigurta për punonjësit e rinj dhe për të parandaluar rastet e ngacmimeve seksuale në vendin e punës.
Written by: admin
Post comments (0)