Lajme

Nordea rrit normat e interesit për kreditë hipotekare

todayDecember 15, 2025 39

Background
share close

Banka e madhe Nordea ka vendosur të rrisë disa nga normat e interesit për kreditë për banesa me afat të caktuar, shkruan EFN.

Rritja e interesave është nga 0,10 deri në 0,11 pikë përqindjeje dhe prek kreditë që kanë afat fiks nga dy deri në tetë vjet.

Sipas vendimit të ri, interesi për kreditë me afat dyvjeçar rritet në 3,49%. Ndërsa interesi për kreditë me afat tetëvjeçar rritet në 4,04%. Interesat për afatet e tjera brenda këtij intervali do të jenë mes këtyre dy niveleve.

Nordea bën të ditur se interesi me afat tre muaj dhe ai me afat një vit nuk do të ndryshojnë dhe mbeten të njëjta si më parë.

Ky vendim prek klientët që kanë ose planifikojnë të marrin kredi për banesa me afate fikse interesi nga dy deri në tetë vjet.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%