Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Që nga sot, në Norvegji hyn në fuqi ndalimi i reklamave për ëmbëlsira, pije të gazuara dhe pije energjike që u drejtohen drejtpërdrejt fëmijëve. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia TT.
Përveç këtyre produkteve, ndalesa mund të përfshijë edhe disa drithëra mëngjesi me sheqer dhe kosra të ëmbla, që përmbajnë sasi të lartë sheqeri.
Ministri norvegjez i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Jan Christian Vestre nga Partia e Punës (Ap), tha në një deklaratë për shtyp se ky vendim tregon se qeveria e merr seriozisht shëndetin publik.
“Ne jemi të vendosur të sigurojmë që fëmijët dhe të rinjtë të jenë të shëndetshëm dhe që të kenë më lehtë të bëjnë zgjedhje të mira në jetën e tyre të përditshme,” u shpreh ministri.
Sipas autoriteteve norvegjeze, qëllimi i këtij ligji është të mbrojë fëmijët nga ndikimi i reklamave dhe të ulë konsumin e produkteve me shumë sheqer, të cilat lidhen me probleme serioze shëndetësore si obeziteti dhe sëmundjet e zemrës.
Written by: admin