Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Norvegjia dëshiron të vendosë disa kufizime të reja për përdorimin e platformave të kompanisë Meta nga fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeç.
Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre ka deklaruar për transmetuesin NRK se qeveria dëshiron të kufizojë përdorimin e platformave si Instagram dhe Facebook nga të miturit.
Për këtë arsye, qeveria norvegjeze i ka dërguar një letër kompanisë Meta, ku i kërkon që edhe në Norvegji të vendosë kufizime të ngjashme me ato që kompania ka vendosur së fundmi në disa shtete amerikane.
Ndër masat që Norvegjia kërkon të vendosen është një kufi maksimal prej dy orësh përdorim në ditë për Instagram dhe Facebook së bashku.
Gjithashtu, qeveria kërkon që aplikacionet të çaktivizohen gjatë natës, nga ora 00:00 deri në 06:00.
Një tjetër masë e propozuar është fshehja e numrit të pëlqimeve në postime, në mënyrë që përdoruesit të mos mund të shohin sa pëlqime ka marrë një publikim.
Kryeministri Jonas Gahr Støre thotë se masat janë të nevojshme për mbrojtjen e fëmijëve.
“Ne kemi përgjegjësi për t’i mbrojtur fëmijët”, ka deklaruar Støre për NRK.
Burimi: NRK
Link: https://www.nrk.no/norge/regjeringen-vil-innfore-kraftige-begrensninger-pa-sosiale-medier-for-de-under-18-ar-1.18021654
Written by: admin