Lajme

Norvegjia ringjall bunkerët e Luftës së Ftohtë për t’u mbrojtur nga Rusia

todayApril 1, 2025 26

Background
share close

Norvegjia ka vendosur të rinovojë dhe të riaktivizojë dy bunkerë ushtarakë të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë. Vendimi është marrë për shkak të shqetësimeve të sigurisë që lidhen me Rusinë, raporton BBC.

Dy bunkerët që po rikthehen në përdorim janë Olavsvern dhe Bardufoss. Gjatë Luftës së Ftohtë, Norvegjia kishte ndërtuar rreth 3,000 të tillë për të mbrojtur veten për shkak të afërsisë me Bashkimin Sovjetik. Tani, me rritjen e tensioneve, këto struktura po marrin një rol të ri në mbrojtjen e vendit.

Bunkerët e rinovuar

Bardufoss u ndërtua në vitin 1938 dhe u mbyll rreth 40 vjet më parë. Tani do të shërbejë si strehë për avionët F-35 të Norvegjisë në rast të një sulmi nga Rusia.

Olavsvern, ndërtuar kryesisht në vitet 1950, ishte një projekt i madh i financuar pjesërisht nga NATO. Ai u mbyll në 2009 dhe u shit te investitorët privatë në 2013, por në 2020 u ble sërish nga një kompani me lidhje të ngushta me ushtrinë norvegjeze. Prej asaj kohe, baza është restauruar dhe prania ushtarake është shtuar.

Rusia, arsyeja kryesore e shqetësimit

Shqetësimet e sigurisë nuk lindën vetëm pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në 2022. Sipas ekspertëve, ndryshimet nisën më herët, rreth viteve 2006-2008, kur Rusia rriti investimet në flotën e saj ushtarake në Arktik dhe rifilloi stërvitjet ushtarake në këtë zonë.

– Rusia e sotme nuk është Bashkimi Sovjetik, por sfida për Norvegjinë mbetet e njëjtë: Si të parandalojmë një kërcënim dhe si të mbrohemi nëse ndodh një luftë? – thotë Andreas Østhagen, ekspert i sigurisë.

A janë bunkerët ende të dobishëm?

Disa ekspertë mendojnë se ruajtja e avionëve dhe anijeve në bunkerë nuk është më aq efektive si dikur, sepse teknologjia ka avancuar dhe këto vende tashmë janë të njohura.

Megjithatë, sipas Paul Ozorak, një ekspert i Luftës së Ftohtë, bunkerët mund të mbrojnë mjetet ushtarake nga bombardimet ajrore direkte.

Me këtë hap, Norvegjia po tregon se është e përgatitur për çdo kërcënim që mund të vijë nga Lindja.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%