Lajme

Nuk donte të përdorte telefonin gjatë udhëtimit, përfundon me gjobë 3 000 krona.

todayDecember 26, 2025 63

Background
share close

Britt-Marie Persson nga Karlshamn, në rajonin Blekinge, nuk donte të përdorte telefonin gjatë ngarjes së makinës. Ajo veproi ashtu siç këshillohet zakonisht: ndaloi makinën për të lexuar një mesazh. Megjithatë, kjo i kushtoi shtrenjtë.

Ngjarja ndodhi të martën e javës së kaluar. Britt-Marie po udhëtonte me makinë në rrugën E22, në drejtim të Ronnebyt. Gjatë udhëtimit, telefoni i saj ra zilja dhe ishte një SMS nga mjeku i saj, të cilin ajo po e priste dhe e konsideronte të rëndësishëm.

Për të mos përdorur telefonin gjatë udhëtimit, ajo u fut në xhepin më të afërt anësor të rrugës (vägficka) dhe ndaloi makinën për një kohë shumë të shkurtër, vetëm për të lexuar mesazhin.

“Po prisja një mesazh të rëndësishëm nga mjeku im dhe ndalova në xhepin e rrugës për ta lexuar”, tregon Britt-Marie për gazetën Sydöstran.

Por sapo ajo ngriti kokën nga telefoni, një polic po trokiste në xhamin e makinës. Polici i tha se ajo kishte bërë një shkelje.

Ai më tha: “Këtu nuk lejohet të qëndrosh”, rrëfen Britt-Marie.

Ajo u përpoq të shpjegonte se nuk kishte parkuar makinën, por vetëm e kishte ndalur për pak çaste. Megjithatë, polici mendoi ndryshe. Sipas tij, ndalimi në atë vend mund të përbënte rrezik për trafikun, sidomos për automjetet e emergjencës, si ambulanca ose zjarrfikëse, kur ajo do të futej sërish në rrugë.

“I thashë se gjithmonë shikoj me kujdes para se të dal në rrugë, në mënyrë që të mos pengoj trafikun”, thotë ajo.

Britt-Marie ishte e bindur se ndalimi në xhepat anësorë të rrugës E22 ishte i lejuar. Por polici e informoi se E22 është rrugë e tipit motortrafikled dhe se në këto rrugë ndalohet ndalimi i automjeteve, përveç rasteve emergjente.

Si pasojë, ajo u gjobit me 3 000 krona. Kjo është dyfish më shumë sesa gjoba për përdorimin e telefonit gjatë udhëtimit, e cila është 1 500 krona.

Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, i njohur si “rattsurfning”, është një problem në rritje në Suedi. Vitin e kaluar u gjobitën rreth 20 000 shoferë. Këtë vit, numri mund të jetë edhe më i lartë, dhe autoritetet thonë se kjo është vetëm një pjesë e vogël e rasteve reale.

Policia e Blekinges konfirmon se ndalimi i automjeteve është i ndaluar në motortrafikled. Xhepat anësorë të rrugës lejohen të përdoren vetëm në raste urgjente. Nëse nuk ka tabelë që tregon vend parkimi ose zonë pushimi, ndalimi është i ndaluar.

Megjithatë, Britt-Marie po mendon ta çojë çështjen e saj në gjykatë. Ajo beson se mund të jetë e lejuar ndalimi për një kohë shumë të shkurtër, për arsye të tilla.

Çfarë thotë Rregullorja e Trafikut (Trafikförordningen)

Kapitulli 9 – Rregulla për autostrada dhe rrugë për trafik motorik

Në autostradë dhe motortrafikled vlejnë këto rregulla:

  1. Lejohet vetëm trafiku i mjeteve motorike që mund të ecin të paktën 40 km/orë.
    Mopedët e klasës I nuk lejohen në autostradë.
  2. Automjetet mund të hyjnë vetëm në fillim të rrugës ose përmes rrugëve hyrëse dhe të dalin vetëm përmes daljeve ose në fund të rrugës.
  3. Ndalohet udhëtimi në zonat ndarëse ose në rrugët lidhëse mes korsive.
  4. Ndalohet kthimi dhe ecja mbrapsht.
  5. Ndalohet, ndalimi ose parkimi i automjeteve, përveç vendeve të shënuara me tabelë si parkim ose zonë pushimi.
    Autobusët e linjave të rregullta lejohen të ndalen vetëm në stacione të posaçme.
  6. Shpejtësia maksimale e lejuar është 110 km/orë.

Burimi: Carup.se, Rregullorja e Trafikut (Trafikförordningen),Sydöstran.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%