Lajme

Nuk e pastroi xhamin e makinës, i merret patenta.

todayJanuary 5, 2026 57

Background
share close

Një burrë rreth 65 vjeç u ndalua nga policia në Uppsala më herët gjatë ditës së hënë. Arsyeja ishte se ai nuk kishte pastruar mjaftueshëm akullin dhe borën nga xhami i përparmë i makinës, bën të ditur policia në faqen e saj zyrtare.

Sipas policisë, dukshmëria nga makina ishte shumë e dobët. Oficerët vlerësuan se drejtimi i automjetit në këto kushte mund të përbënte pakujdesi në trafik dhe të rrezikonte sigurinë rrugore.

 

Për këtë arsye, policia i mori patentën shoferit 65-vjeçar. Rasti është regjistruar dhe po hetohet më tej nga autoritetet.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%