Lajme

Nuk ka ende zgjidhje për problemin në linjën e kuqe të metrosë në Stokholm

todayJune 1, 2026 17

Background
share close

Ekspertët ende nuk kanë arritur të gjejnë se çfarë po e shkakton problemin me sinjalizimin në linjën e kuqe të metrosë së Stokholmit, raporton gazeta Mitt i.

Problemi ka nisur që javën e kaluar dhe ende vazhdon. Për shkak të tij, trenat detyrohen të kalojnë mbi urën Söderströmsbron me shpejtësi shumë të ulët, rreth 15 kilometra në orë. Kjo ka sjellë vonesa dhe ka ndikuar në gjithë sistemin e metrosë.

Për të gjetur shkakun e defektit janë thirrur edhe ekspertë nga kompania Siemens, por deri tani nuk ka asnjë parashikim se kur problemi mund të zgjidhet.

“Puna për të zgjidhur problemin ka zgjatur më shumë sesa menduam në fillim. Pa u gjetur shkaku kryesor i defektit të sinjalizimit, nuk mund të dihet se çfarë mase duhet të merret,” ka shkruar në një email për gazetën zëdhënësja e SL-së, Sophie Gunnarsson.

Gjithashtu, nuk ka asnjë afat se kur mund të rregullohet edhe problemi me ndërruesin e shinave (växelfelet) midis stacioneve Alvik dhe Stora mossen në linjën e gjelbër të metrosë.

Burimi: Mitt

Link: https://www.mitti.se/nyheter/slkaoset-experterna-hittar-inte-felet–prognos-saknas-6.3.368627.1016d51eae

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%