Lajme

Nuk kursehet shumë, por pasojat janë të mëdha për individët

todaySeptember 18, 2025 40 1

Background
share close

Vendosja e një tavani për ndihmat sociale ka sjellë pasoja të rënda në vendet ku është provuar më parë. Në Danimarkë, një masë e tillë ndikoi tek të rinjtë me rezultate më të dobëta në shkollë dhe rritje të kriminalitetit. Këtë e thekson profesori i ekonomisë në Universitetin e Uppsalës, Olof Åslund, në një intervistë për agjencinë TT.

Në propozimin e ri të buxhetit, partitë e marrëveshjes Tidö parashikojnë një tavan për ndihmën sociale. Sipas llogaritjeve, kjo do të prekë rreth 5 000 familje. Qeveria thotë se qëllimi është të “rritet dëshira për të punuar” tek ata që marrin ndihmë.

Por profesori Åslund e kundërshton këtë arsyetim. Sipas tij, ata që janë më larg tregut të punës nuk do ta gjejnë më lehtë një punë vetëm pse ulen ndihmat.

“Si shoqëri nuk kursejmë shumë para nga kjo. Por për çdo individ ose familje e prekur, pasojat mund të jenë shumë të mëdha,” thotë ai.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%