Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ndërsa afrohen pushimet, shumë qytetarë në Suedi nisen me makinë drejt vendeve të tjera, qoftë për pazar të shpejtë apo për pushime më të gjata. Shumë prej tyre marrin me vete edhe kafshët shtëpiake.
Por tani, kjo kërkon më shumë përgatitje se më parë.
Që nga 21 prilli, kanë hyrë në fuqi rregulla të reja të Bashkimit Europian për udhëtimin me kafshë shtëpiake drejt dhe nga Gjermania. Këto rregulla vlejnë për qentë, macet dhe ilarët “kafshë si nuselala”dhe prekin shumë udhëtarë.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve është të parandalohet përhapja e sëmundjeve dhe të mbrohen si kafshët, ashtu edhe njerëzit.
Çfarë duhet të keni me vete
Pasaporta e BE-së për kafshën shtëpiake mbetet dokumenti më i rëndësishëm. Ajo shërben si dokument identifikimi dhe përmban të dhëna për vaksinat. Pasaporta lëshohet nga një veteriner i licencuar dhe është e vlefshme gjatë gjithë jetës së kafshës, nëse të dhënat janë të përditësuara.
Lejohet të udhëtoni me deri në pesë kafshë shtëpiake njëkohësisht. Në disa raste, mund të ketë përjashtime, për shembull nëse kafshët marrin pjesë në aktivitete.
Detaje të rëndësishme
Mosha e kafshëve ka rëndësi. Nëse udhëtohet në grupe më të mëdha, ato duhet të jenë të paktën gjashtë muajshe.
Në rastet kur kafsha transportohet nga një person tjetër, nuk duhet të kalojnë më shumë se pesë ditë midis udhëtimit të pronarit dhe kafshës.
Gjithashtu, gjatë hyrjes në BE mund të kërkohet një certifikatë shëndetësore për kafshën. Ky është një dokument shtesë që duhet përgatitur para udhëtimit.
Edhe një udhëtim i shkurtër me makinë mund të kërkojë më shumë përgatitje tani nëse kafsha shtëpiake është pjesë e udhëtimit.
Prandaj, këshillohet që rregullat të kontrollohen me kohë dhe të gjitha dokumentet të jenë në rregull para nisjes.
Burimi: Dagens
Link: https://www.dagens.se/nyheter/det-racker-inte-langre-med-passet-nya-eu-regler-for-resor-trader-i-kraft-direkt
Written by: admin