Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Skandi Alb Radio
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Interesimi për të hyrë në universitet është më i larti në mbi 30 vjet. Të shtunën, më 5 prill, plot 93,000 persona do të japin högskoleprovet, provimin që rrit shanset për t’u pranuar në arsimin e lartë në Suedi. Lajmin e raporton radioja suedeze P4 Blekinge.
Sipas Dani Backteg, zëdhënës për shtyp në Agjencinë për Universitetet dhe Arsimin e Lartë (UHR), arsyeja e kësaj rritjeje është situata jo e mirë në tregun e punës, konkurrenca më e madhe për vendet në universitete dhe numri më i madh i të rinjve që duan të vazhdojnë studimet.
Ky provim organizohet dy herë në vit dhe mbahet në rreth 120 qytete në mbarë vendin. Ai u jep kandidatëve një mundësi të dytë për t’u pranuar në programe ku notat nuk mjaftojnë.
Provimi është veçanërisht i rëndësishëm për ata që duan të studiojnë në programe me shumë konkurrencë, si mjekësi, juridik apo psikologji.
Written by: admin
Notifications
Post comments (0)