Lajme

Numri i mjekëve në Suedi duhet të dyfishohet: Nevojiten 7.5 miliardë korona në vit

todayDecember 11, 2024 12

Background
share close

Sistemi i kujdesit shëndetësor në Suedi po përballet me sfida të mëdha. Federata e Mjekëve ka ngritur alarmin se numri aktual i mjekëve të përgjithshëm nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e popullsisë. Sipas tyre, duhen edhe 4,400 mjekë të tjerë me kohë të plotë për të arritur një balancë në primarvård (kujdesin shëndetësor parësor).

Sofia Rydgren Stale, kryetare e Federatës së Mjekëve, theksoi rëndësinë e kësaj rritjeje dhe evidentoi kostot e saj.

“Numri i mjekëve duhet të dyfishohet krahasuar me situatën aktuale, dhe, duke bërë një përllogaritje modeste, kjo do të kërkonte një shtesë prej 7.5 miliardë korona në vit,” tha ajo për mediat.

Kjo masë do të ishte e domosdoshme për të arritur standardin e përcaktuar nga Agjencia Kombëtare e Shëndetësisë, i cili kërkon një mjek për çdo 1,100 banorë. Sipas Federatës, situata aktuale është larg këtij objektivi, dhe kjo ka pasoja të rënda për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe pacientët.

Rritja e numrit të mjekëve konsiderohet një prioritet kombëtar, por sfida financiare mbetet një pikëpyetje e madhe. Ndërkohë, presioni mbi sistemin vazhdon të rritet, ndërsa pacientët kanë nevojë për më shumë mbështetje dhe trajtim të shpejtë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%