Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Numri i njerëzve që humbasin jetën për shkak të ftohtin ekstrem është rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Sipas Dagens Nyheter (DN), 99 persona vdiqën nga ekspozimi ndaj të ftohtit ekstrem vetëm gjatë vitit 2022.
Statistikat e fundit tregojnë se situata po përkeqësohet. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, 60 persona kanë humbur jetën nga hipotermia – një trend shqetësues që tregon një dyfishim të rasteve.
“Nuk bëhet fjalë për luhatje të vogla, por për një dyfishim të qartë, dhe ky trend vazhdon,” thotë Daniel Krona, mjek pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Ekspertët ende nuk kanë një shpjegim të saktë për rritjen e rasteve, por faktorët kryesorë të rrezikut përfshijnë përdorimin e drogave, konfuzionin dhe sëmundjet si demenca. Autoritetet bëjnë thirrje për masa mbrojtëse më të mira për grupet më të rrezikuara.
Written by: admin
Post comments (0)