Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nxënësit po përdorin kompjuterët e shkollës për të regjistruar fshehurazi mësuesit dhe shokët e klasës përmes aplikacioneve të ndryshme. Fenomeni është në rritje dhe ka ngritur shqetësime mbi privatësinë dhe disiplinën në shkolla, raporton Mitti.
Për të frenuar këtë praktikë, Liberalët në Stokholm propozojnë që shkollat të pajisen me mjete më të avancuara për të bllokuar aplikacionet dhe faqet e internetit gjatë orëve të mësimit.
– Shumë shkolla kanë vendosur ndalimin e celularëve, por nxënësit janë kreativë dhe gjejnë mënyra të reja për të shfrytëzuar pajisjet digjitale. Duhet të ecim me kohën dhe të sigurojmë mjedise të sigurta mësimore, deklaron Jan Jönsson (L), këshilltar i opozitës.
Debati mbi përdorimin e teknologjisë në shkolla mbetet i nxehtë, ndërsa kërkesat për masa më të rrepta po shtohen.
Written by: admin
Post comments (0)