Lajme

Nxënësit me origjinë suedeze marrin më pak nota të mira në shkollë

todaySeptember 2, 2025 24

Background
share close

Rezultatet shkollore për nxënësit me origjinë suedeze në klasën e nëntë po përkeqësohen. Një raport i ri nga Agjencia Suedeze e Arsimit (Skolverket) tregon se më shumë nxënës po përfundojnë shkollën fillore pa nota të pranueshme në anglisht, suedisht dhe matematikë.

Midis viteve 2000 dhe 2021, 8–9% e nxënësve të lindur në Suedi me origjinë suedeze përfunduan shkollën pa nota të mira. Në vitin 2024, ky numër u rrit mbi 12%.

Jonas Sandqvist, këshilltar arsimor në Skolverket, thotë:

“Për herë të parë, notat dhe mundësia për t’u pranuar në shkollat e mesme kanë rënë dukshëm për nxënësit me origjinë suedeze.

Nga ana tjetër, nxënësit e lindur jashtë Suedisë kanë përmirësuar rezultatet shkollore gjatë viteve të fundit”.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%