Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një objekt i rrezikshëm është sekuestruar nga njësia kombëtare për çaktivizimin e bombave brenda qendrës tregtare Mall of Scandinavia në Solna, në veri të Stokholmit, raporton SVT Nyheter.
Sipas informacioneve të TV4 Nyheterna, bëhet fjalë për një bombë të fshehur në një termos.
Incidenti ndodhi rreth orës 21:30, kur një roje sigurie sinjalizoi për praninë e objektit, i cili më vonë rezultoi të ishte funksional. Policia nuk ka zbuluar vendndodhjen e saktë ku u gjet objekti, por ka konfirmuar se nuk ndodhej brenda ndonjë dyqani.
“Nuk mund të jap detaje mbi llojin e objektit, por ai nuk ndodhet më në qendër tregtare, pasi është marrë nga njësia e bombave,” tha zëdhënësi i policisë, Daniel Wikdahl, për SVT.
Written by: admin
Post comments (0)