Lajme

ÖoB tërheq nga tregu shtëpitë dekorative prej pepparkakor

todayNovember 26, 2025 29

Background
share close

Kompania ÖoB ka vendosur të tërheqë nga tregu një produkt dekorativ në formë shtëpie prej pepparkakor, pasi është zbuluar se mund të jetë i pasigurt.

Sipas një njoftimi të dërguar për klientët, ekziston rreziku që qirinjtë e vendosur brenda dekorit të përmbysen. Kjo mund të shkaktojë rrezik për zjarr ose lëndim.

ÖoB u kërkon të gjithë blerësve që ta kthejnë produktin në dyqan. Klientët do të marrin menjëherë paratë mbrapsht, pa pasur nevojë për kupon blerjeje.

Kompania thotë se tërheqja e produktit bëhet si masë sigurie për të shmangur çdo rrezik për konsumatorët.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%