Lajme

Opozita: “Më në fund qeveria na dëgjoi” Ndalen përkohësisht dëbimet e adoleshentëve

todayMarch 6, 2026 18

Background
share close

Opozita në Suedi ka reaguar pozitivisht pasi partitë e marrëveshjes Tidöavtalet njoftuan se do të ndalin përkohësisht dëbimet e adoleshentëve. Lajmi u raportua nga agjensia e lajmeve TT .

Zëdhënësja për politikën e emigracionit e Socialdemokratëve, Ida Karkiainen, tha se ky vendim tregon se qeveria më në fund ka filluar të dëgjojë opozitën.

Edhe përfaqësuesi për politikën e emigracionit nga Centerpartiet, Niels Paarup-Petersen, e përshëndeti vendimin. Ai tha për Omni se është mirë që qeveria dhe Sverigedemokraterna kanë filluar të dëgjojnë kritikat.

”Por ata duhet të dëgjojnë siç duhet, tha ai. Sipas tij, duhet të rikthehet edhe mundësia që personat të marrin leje qëndrimi për shkak të rrethanave veçanërisht të ndjeshme”.

Ndërkohë, zëdhënësi për politikën e emigracionit i Vänsterpartiet, Tony Haddou, tha për TT se vendimi i partive të marrëveshjes Tidö erdhi si rezultat i presionit të vazhdueshëm nga opozita.

Megjithatë, më herët qeveria dhe Svergiedemokraterna kishin votuar kundër propozimeve të opozitës për të ndaluar dëbimet e adoleshentëve.

Çfarë janë “dëbimet e adoleshentëve”?

Gjatë vjeshtës dhe dimrit të fundit janë bërë publike disa raste ku të rinj emigrantë kanë përfunduar në situata shumë të vështira për shkak të politikës më të ashpër të emigracionit në Suedi.

Të ashtuquajturat dëbime të adoleshentëve lidhen me disa ndryshime në ligjin e emigracionit:

  • Lejet e përkohshme të qëndrimit janë bërë forma kryesore e qëndrimit në vend.
  • Mundësia për të marrë leje qëndrimi për “arsye veçanërisht të ndjeshme” është hequr nga ligji.
  • Gjithashtu është hequr edhe sistemi i quajtur “spårbyte”, i cili më parë u lejonte disa personave të kalonin nga kërkesa për azil në leje pune.

Për shkak të këtyre ndryshimeve, shumë të rinj që kanë ardhur në Suedi si të mitur dhe që kanë marrë refuzim për azil rrezikojnë të dëbohen sapo mbushin 18 vjeç.

Partitë e opozitës kanë kërkuar prej kohësh që këto dëbime të ndalen përkohësisht, derisa të gjendet një zgjidhje e përhershme.

Nga ana tjetër, ministri i Migracionit Johan Forssell nga (M) kishte deklaruar më parë se qeveria po punon për një zgjidhje të përhershme. Ai kishte refuzuar propozimet për ndalime të përkohshme të dëbimeve, duke i quajtur ato “zgjidhje paniku”.

Burimi: Omni/TT/Expressen/SVT/DN

Link: https://omni.se/oppositionen-antligen-har-regeringen-lyssnat/a/3pE2Ge

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%