Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Është përsëri ajo periudha e vitit kur duhet të kthejmë orën një orë pas.
Nëse në pranverë i nxorre mobiliet e kopshtit apo të ballkonit, tani ka ardhur koha t’i fusësh brenda dhe bashkë me to të kujtohesh të kthesh orën prapa.
Natën mes të shtunës dhe të dielës, më 25 dhe 26 tetor, kalojmë nga ora verore në orën dimërore, që në fakt quhet kohë normale.
Si ta mbash mend ndërrimin e orës
Ka disa mënyra të thjeshta për ta kujtuar:
Edhe pse shumë njerëz harrojnë ta bëjnë këtë, sot është më e lehtë se kurrë.
Telefonat, kompjuterët dhe pajisjet inteligjente e ndërrojnë vetë automatikisht orën në mesnatë.
Por ja çfarë ndodh konkretisht:
Natën mes 25 dhe 26 tetorit, kur ora të bëhet 03:00, ajo kthehet në 02:00.
Kështu fitoni një orë më shumë gjumë dhe do të keni më shumë dritë në mëngjes.
Ne atëherë kalojmë zyrtarisht në kohën normale, që është emri i vërtetë i orës dimërore.
BE-ja kishte vendosur ta heqë ndryshimin e orës por gjithçka ngeci
Debati për ndërrimin e orës kthehet çdo vit.
Shumë njerëz pyesin: A duhet ta vazhdojmë ende këtë zakon?
Në vitin 2019, Parlamenti Evropian votoi që vendet anëtare të BE-së mund ta heqin detyrimin për ndryshimin e orës.
Por më pas procesi u ndal.
Vendet nuk arritën marrëveshje nëse duhet të mbetet ora verore apo ora dimërore përgjithmonë.
Edhe në vitin 2023, interesi për këtë çështje mbeti i ulët.
Gazeta suedeze Dagens Nyheter pyeti se çfarë kishte ndodhur me vendimin e BE-së.
Në një përgjigje me e-mail, ministri suedez i infrastrukturës Andreas Carlson, i cili kishte përgjegjësinë për këtë çështje, sqaroi se disa vende anëtare kishin kërkuar nga Komisioni Evropian një analizë më të thelluar të pasojave të heqjes së ndërrimit të orës.
Sipas ministrit, ajo analizë nuk është bërë ende, dhe për këtë arsye nuk ekziston ndonjë bazë e fortë që tregon se heqja e ndërrimit të orës do të sillte më shumë përfitime sesa probleme.
Për këtë arsye, ndërrimi i orës do të vazhdojë si zakonisht.
Pra, pas orës dimërore të tetorit, ora verore do të kthehet përsëri më 29 mars 2026.
Shënoni datën, dhe gëzoni një natë më të gjatë gjumi këtë tetor!
Written by: admin