Lajme

Örebro: shkollat hapen me mbështetje psikologjike

todayFebruary 5, 2025 11

Background
share close

Vetëm disa orë pas sulmit më të rëndë me armë në historinë e Suedisë, Komuna e Örebro ka hapur qendra mbështetjeje për qytetarët e prekur nga tragjedia. Sulmi ndodhi në shkollën për të rritur Risbergska, ku humbën jetën të paktën njëmbëdhjetë persona dhe u plagosën pesëmbëdhjetë të tjerë.

Autoritetet kanë shpallur ditë zie dhe kanë vendosur që të gjitha shkollat në komunë të qëndrojnë të hapura të mërkurën, përveç Risbergska, e cila do të mbetet e mbyllur gjatë gjithë javës. Në të gjitha institucionet arsimore do të ketë mbështetje psikologjike për nxënësit dhe stafin.

“Do të jemi të kujdesshëm ndaj reagimeve të fëmijëve dhe do t’u ofrojmë ndihmën që u nevojitet,” deklaroi Katarina Arkehag, drejtuese e shkollave në komunë.

Për ata që kanë nevojë për ndihmë emocionale ose thjesht duan të kalojnë kohë me të tjerët në këtë moment të vështirë, janë hapur disa qendra mbështetjeje në qytet:
• Hagakyrkan, Skäpplandsgatan 29
• Konserthuset, Fabriksgatan 2 (hapur nga ora 10:00)
• Café Brickan në Brickebacken, Björkrisvägen 18 (hapur 10:00–20:00)
• Folkets hus në Vivalla, Poesigatan 10 (hapur 9:00–21:00)
• Träffpunkt Oxhagen, Tornfalkgatan 26 (hapur 8:00–20:00)
• 52:ans Fritidsgård në Baronbackarna, Hjalmar Bergmans väg 52 (hapur 9:00–20:00)

“Kemi plane emergjente për situata të tilla dhe do të sigurohemi që të gjithë të kenë mundësinë të marrin mbështetje,” u shpreh drejtor i komunës, Peter Larsson.

Hetimet për motivet e sulmit vazhdojnë, ndërsa qyteti përballet me pasojat e një tragjedie të paprecedentë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%