Lajme

Övertorneå kritikon komunat e tjera: “Po sillen me tallje dhe pa respekt”

todayOctober 29, 2025 24

Background
share close

Dhjetë nga katërmbëdhjetë komunat e qarkut Norrbotten kanë refuzuar ftesën e qeverisë suedeze për të marrë pjesë në një dialog mbi kthimin vullnetar të emigrantëve. Lajmin e ka bërë të ditur SVT Nyheter Norrbotten, pasi edhe shumë komuna të tjera në Suedi kanë dhënë të njëjtin përgjigje.

Ndryshe nga to, komuna Övertorneå mendon se reagimet e komunave të tjera janë të tepruara dhe të ashpra, edhe pse edhe vetë ajo e vë në dyshim politikën e qeverisë për këtë çështje.

Kryetari i komunës, Tomas Mörtberg nga partia Qendra (C), ka kritikuar qëndrimin e komunave që refuzuan ftesën, duke thënë se nuk e pranon mënyrën si po e trajtojnë temën.

“Shkrimi i komunës Jokkmokk, të cilin shumë të tjera e kanë ndjekur, është tallës dhe i pa respektueshëm,” tha Mörtberg.

Javën e kaluar, shefi komunal i Jokkmokk kishte kritikuar qeverinë, duke theksuar se shumë komuna në veri të Suedisë kanë nevojë për më shumë banorë, e jo për t’i nxitur njerëzit të largohen.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%