Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia Moderata në Suedi ka paraqitur një propozim të ri për ata që duan të marrin shtetësinë suedeze. Sipas këtij propozimi, personi duhet të tregojë se mbështet integrimin e partnerit dhe fëmijëve në shoqëri.
Ministri i Migracionit, Johan Forssell, thotë se qëllimi është të luftohet kultura e nderit, ku vajzat dhe gratë nuk kanë të drejta të barabarta. Ai jep si shembull që vajzat duhet të lejohen të zgjedhin vetë miqtë e tyre dhe të marrin pjesë në orët e notit.
Forssell shpjegon se gjatë intervistave me Migrationsverket, mund të zbulohet nëse një person ka qëndrime që nuk përputhen me vlerat suedeze. Në raste dyshimi, mund të pyeten edhe mësuesit, fqinjët ose miqtë për të kuptuar më mirë situatën.
Moderata beson se ky propozim do të ndihmojë në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve, dhe në forcimin e integrimit në Suedi.
Written by: admin
Post comments (0)