Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në vitin 2025, shteti suedez ka paguar 72 milionë korona në rrot-avdrag për suedezë që kanë rinovuar shtëpitë e tyre të pushimit jashtë vendit. Kjo ndodh edhe pse qëllimi i rrot-avdragut është të krijojë vende pune në Suedi. Sipas Skatteverket, kjo është shuma më e madhe e paguar ndonjëherë.
Rrot-avdrag u krijua për të luftuar punën në të zezë dhe për të nxitur punësimin. Gjatë verës, rot avdrag u rrit përkohësisht nga 30 në 50% për të ndihmuar ekonominë. Megjithatë, një pjesë e madhe e parave ka shkuar jashtë Suedisë.
Sipas Pia Blank Thörnroos, juriste tatimore në Skatteverket, kjo ndodh sepse gjithnjë e më shumë suedezë blejnë prona jashtë vendit dhe sepse kompanitë e huaja tashmë e njohin sistemin dhe kanë besim se pagesat do t’i marrin nga Skatteverket.
Pak para Krishtlindjeve të vitit 2025, 72,2 milionë korona ishin paguar për kompani të huaja, shuma më e lartë brenda një viti. Paratë janë përdorur, ndër të tjera, për rinovime kuzhinash në Spanjë dhe ndërtim pishinash në Francë. Gjatë pesë viteve të fundit, rreth 280 milionë korona kanë përfunduar jashtë vendit, kryesisht në Spanjë, por edhe në Francë dhe Finlandë.
Skatteverket thekson se kufizimi i rrot-avdragut vetëm për prona në Suedi do të binte ndesh me ligjin e Bashkimit Evropian, dhe për këtë arsye kjo shihet si një kosto për shtetin suedez.
Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson (M), ka refuzuar intervistën. Në një email thuhet se rregullat e BE-së nuk lejojnë kufizime të tilla.
Megjithatë, një analizë e TV4 Nyheterna tregon se disa vende të BE-së kanë sisteme të ngjashme, por me kërkesa më të rrepta që kompanitë të jenë të regjistruara dhe të paguajnë taksa në vend.
Brenda Socialdemokratëve po rriten kërkesat për ndryshim. Deputetja Eva Lindh (S) thotë se është jo morale që paratë e taksapaguesve të përdoren për rinovime jashtë Suedisë dhe se ministrja e Financave duhet ta ndalojë këtë mundësi.
Burimi: TV4
Link i lajmit: https://www.tv4.se/artikel/12dPg25fPFgMueAHvXDnHa/rekordutbetalning-av-rotavdrag-i-svenskarnas-semesterparadis
Written by: admin