Lajme

Pak suedezë besojnë se 2025 do të jëtë më mirë se 2024.

todayJanuary 11, 2025 10

Background
share close

Shumica e suedezëve janë skeptikë se viti 2025 do të sjellë përmirësime krahasuar me 2024, sipas një sondazhi të realizuar nga Indikator për llogari të Ekot.

Sondazhi zbulon se shqetësimet kryesore të suedezëve lidhen me situatën e sigurisë, rritjen e kriminalitetit të bandave dhe polarizimin e thelluar në shoqëri. Megjithatë, kur bëhet fjalë për çështjet ekonomike, qëndrimet janë më optimiste. Suedezët kanë shpresë për një përmirësim të inflacionit dhe ekonomisë së tyre personale.

Analisti kryesor i Indikatorit, Per Oleskog-Tryggvasson, thekson se optimizmi ekonomik është i ndikuar nga niveli i të ardhurave të individëve.

– “Nuk është një perceptim i shpërndarë në mënyrë të barabartë,” shpjegon ai. “Ata që kanë gjendje më të mirë financiare presin një vit edhe më të suksesshëm. Por, për ata me të ardhura më të ulëta, nuk shohim të njëjtin entuziazëm.”

Këto gjetje pasqyrojnë ndasitë sociale dhe ekonomike që vazhdojnë të ndikojnë tek shpresa e qytetarëve për të ardhmen.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%