Lajme

Pak suedezë kanë një plan për rrjetet sociale pas vdekjes

todayOctober 31, 2025 23 1

Background
share close

Vetëm një në dhjetë suedezë ka bërë një testament për rrjetet e tij sociale dhe ka treguar se çfarë dëshiron të ndodhë me llogaritë pas vdekjes. Kështu tregon një raport i ri nga Fondacioni i Internetit.

Megjithëse shumë pak kanë një plan të qartë, gati dy të tretat e suedezëve thonë se u intereson çfarë do të ndodhë me llogaritë e tyre pas vdekjes. Bëhet fjalë për fotografi, postime dhe biseda që mbeten në platformat e ndryshme online edhe pasi një person nuk jeton më.

Nga ata që kanë përgatitur një lloj testamenti digjital, katër në dhjetë duan që të gjitha të dhënat e tyre të fshihen pas vdekjes. Ndërsa një në katër dëshiron që ato të ruhen, kryesisht për t’u mbetur si kujtim familjarëve dhe miqve.

“Gjëja që më çudit më shumë është që shumica e njerëzve kujdesen për këtë, por shumë pak kanë bërë diçka konkrete,” tha Björn Appelgren, përgjegjës për edukimin publik në Fondacionin e Internetit, për gazetën Dagens Nyheter (DN).

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%