Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Papunësia në Suedi ka shënuar rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025. Sipas të dhënave të reja nga Shërbimi i Punësimit, tani janë 363 mijë persona të papunë, krahasuar me 344 mijë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përqindja e papunësisë është rritur nga 6,6% në 6,9%.
Rritja më e madhe e papunësisë është regjistruar në qarkun Västerbotten. Arsyeja kryesore është mbyllja e fabrikave të prodhimit të baterive, që solli shumë pushime nga puna dhe falimentime kompanish.
Megjithatë, në disa qarqe papunësia ka rënë, si në Dalarna, Gotland, Gävleborg dhe Norrbotten.
Skåne ka papunësinë më të lartë në vend me 9%, ndërsa Norrbotten ka papunësinë më të ulët me vetëm 3,8%.
Papunësia më e ulët:
Papunësia më e lartë:
Written by: admin