Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Papunësia në Suedi ka vazhduar të ulet për të dytin muaj rresht, sipas shifrave të publikuara nga Arbetsförmedlingen (Zyra Suedeze e Punësimit).
Në muajin shtator, papunësia ishte 6,9%. Kjo është pak më e lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, por më e ulët krahasuar me gushtin, gjë që tregon një përmirësim të lehtë në tregun e punës.
Ndërkohë, papunësia tek të rinjtë ka qenë më e ulët se vitin e kaluar, një shenjë pozitive për grupmoshën që zakonisht ndikohet më shpejt nga ndryshimet ekonomike.
“Të rinjtë janë një grup që ndikohet lehtë nga luhatjet ekonomike dhe përfitojnë zakonisht të parët kur ekonomia fillon të forcohet,” tha Lars Lindvall, shefi i parashikimeve në Arbetsförmedlingen.
Sipas ekspertëve, kjo tendencë mund të jetë një tregues se tregu suedez i punës po hyn në një fazë më të qëndrueshme, pas një periudhe me rritje të papunësisë.
Burimi: Arbetsförmedlingen
Written by: admin