Lajme

Papunësia në Suedi rritet gjatë korrikut

todayAugust 16, 2025 12

Background
share close

Numri i të papunëve në Suedi vazhdoi të rritet edhe gjatë muajit korrik, sipas të dhënave të fundit nga Zyra e Punësimit.

Në fund të muajit u regjistruan mbi 373 mijë persona pa punë. Kjo është rreth 16 500 më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Shifra tregon një rritje të nivelit të papunësisë nga 6,8% në 7,1%.

Një shqetësim i madh është se shumë njerëz po mbeten të papunë për periudha të gjata. Aktualisht, mbi 153 mijë persona kanë më shumë se një vit që kërkojnë punë pa sukses.

Sipas Zyrës së Punësimit, sa më gjatë të zgjasë periudha e papunësisë, aq më e vështirë bëhet gjetja e një vendi të ri pune.

Burimi: SR

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%