Lajme

Para rritjes së çmimeve: Raftet e kafesë bosh në dyqanet suedeze

todayApril 6, 2025 45

Background
share close

Ndërsa çmimi i kafesë vazhdon të rritet, shumë suedezë kanë filluar të blejnë më shumë kafe se zakonisht për ta ruajtur në shtëpi. Si pasojë, në shumë dyqane raftet e kafesë janë bosh dhe disa lloje nuk gjenden fare.

Shkaku kryesor është mungesa e kafesë nga vendet prodhuese, sidomos Brazili, ku korrjet kanë qenë të dobëta. Kjo ka çuar në rritjen e çmimit të kokrrave të kafesë në tregjet botërore.

Vetëm në muajin shkurt, çmimi i kafesë në Suedi u rrit me pothuajse 9% krahasuar me muajin paraardhës, dhe me mbi 23% në krahasim me vitin e kaluar. Ekspertët paralajmërojnë se rritjet do të vazhdojnë edhe javën që vjen.

Furnitorët nuk e përballojnë dot kërkesën

Kompania e njohur suedeze e kafesë Arvid Nordquist thotë se nuk po arrin të prodhojë aq sa kërkohet.

– Nuk kemi arritur të përgatitemi për këtë rritje të shpejtë të kërkesës, thotë Erica Bertilsson nga kompania.

Edhe kompania Lindvalls kaffe në Uppsala raporton se njerëzit po blejnë më shumë se zakonisht.

– Është normale që njerëzit duan të sigurohen që nuk u mungon kafeja. Por askush nuk kishte mundësi të përgatitej për këtë, thotë Patric Torstensson, shefi i shitjeve.

Blerjet po kufizohen

Për të siguruar që të gjithë klientët të marrin nga pak, disa furnitorë kanë vendosur kufizime në blerje.

– Klientët mund të blejnë sasinë që marrin zakonisht, por jo më shumë, shpjegon Torstensson.

Ndërkohë, disa kompani të tjera si Löfbergs dhe Zoegas thonë se për momentin nuk kanë probleme me furnizimet.

Burimi: Expressen

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%