Lajme

Paralajmërim i fortë për motin e keq: “Mos dilni fare nga shtëpia”

todayJanuary 1, 2026 49

Background
share close

Gjysma e vendit është përfshirë nga paralajmërime për reshje të mëdha bore, ndërsa stuhia Anna po hyn në vend të enjten. Sipas autoriteteve, në disa zona pritet të bjerë deri në gjysmë metri borë, çka mund të shkaktojë probleme serioze.

Meteorologu i SMHI-së, Mattias Lind, i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin fare nga shtëpia.

“Mos dilni fare”, tha ai për gazetën DN.

Në disa pjesë të qarkut Gävleborg është shpallur alarm i kuq, që është niveli më i lartë i paralajmërimit për mot të rrezikshëm. Ndërkohë, në rajonet Svealand dhe Norrland janë në fuqi paralajmërime të verdha dhe portokalli, që tregojnë rrezik të lartë nga bora dhe kushtet e vështira të motit.

Edhe Administrata e Trafikut, Trafikverket, u bën thirrje banorëve të zonave të prekura që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet.

“Një alarm i kuq e marrim me seriozitetin më të madh dhe shpresojmë që edhe të gjithë qytetarët në shtëpitë e tyre ta marrin po aq seriozisht”, tha Veronika Gustafsson nga shërbimi për shtyp i Trafikverket për agjencinë TT.

Autoritetet paralajmërojnë se moti i keq mund të sjellë vështirësi të mëdha në trafik dhe rrezik për sigurinë e njerëzve, ndaj këshilla kryesore është të mos dilet nga shtëpia në zonat e prekura.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%