Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për rrezik të madh të rrëshqitjes në rrugë në pjesën më të madhe të rajonit Götaland, në jug të Suedisë. Rreziku pritet të jetë më i madh gjatë orëve të mëngjesit të së martës, raporton TV4 Nyheterna.
Meteorologu Peter Kondrup u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në mëngjes.
“Bëni kujdes gjatë trafikut të mëngjesit. Ekziston rreziku që rrugët të bëhen jashtëzakonisht të rrëshqitshme”, paralajmëron Kondrup.
Shkak për këtë situatë pritet të jenë reshjet e shiut që do të përfshijnë pjesën jugore të Suedisë. Pasi reshjet të largohen, në vend të tyre do të mbërrijë ajër i ftohtë, duke krijuar kushte që rrugët të ngrijnë dhe të bëhen të rrezikshme për qarkullim.
Meteorologu u bën thirrje gjithashtu të gjithë drejtuesve të automjeteve që ende nuk i kanë ndërruar gomat e verës me ato të dimrit, ta bëjnë këtë sa më shpejt.
Kondrup thekson se nëntori është një muaj veçanërisht i paparashikueshëm për shkak të ndryshimeve të mëdha të temperaturave. Kalimi nga moti me shi në temperatura të ulëta mund të krijojë kushte të rrezikshme në rrugë, ndaj drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm.
Burimi: TV4
Link: https://www.tv4.se/artikel/3mIIMzaV8ca2MIrBdkGHW3/nu-blir-det-halt-l-soedra-sverige-ta-det-lugnt
Written by: admin