Lajme

Paralajmërim për BankID para fundjavës, mijëra raste mashtrimesh.

todayFebruary 13, 2026 48

Background
share close

Të shtunën festohet Dita e të Dashuruarve. Rreth gjysma e suedezëve e festojnë këtë ditë dhe zakonisht shpenzimet rriten para festës së dashurisë.

Këtë vit, megjithatë, pritet një rënie e lehtë krahasuar me vitin e kaluar.

Viti i kaluar ishte rekord për konsum para kësaj feste, thotë Brill Ivarsson nga Svensk Handel në një deklaratë.

“ Këtë vit shohim se më shumë njerëz po shpenzojnë me kujdes, por kjo nuk do të thotë se interesi ka rënë”, shprehet ai.

Rritet rreziku për mashtrime

Në prag të Ditës së të Dashuruarve rritet edhe rreziku për mashtrime. Arsyeja është se rrjetet sociale dhe aplikacionet e njohjeve përdoren më shumë gjatë kësaj periudhe.

“ Tani që po afrohet kjo ditë, ka arsye për të qenë më të kujdesshëm. Mund të jetë një periudhë kur mashtruesit shtojnë përpjekjet e tyre”, thotë ekspertja e sigurimeve Mia Winberg nga Dina Försäkring.

Ajo shpjegon se mashtrimi shpesh fillon gradualisht. Fillimisht krijohet kontakt dhe ndërtohet besimi. Kur mashtruesi fiton besimin, ai kërkon para ose të dhëna bankare.

Mbi 50 mijë kallëzime vitin e kaluar

Sipas statistikave nga Brottsförebyggande rådet , rastet e mashtrimeve të lidhura me manipulimin social janë rritur shumë vitet e fundit.

Në vitin 2019 u raportuan 14 760 raste. Në vitin 2025 numri arriti në 50 535 kallëzime, sipas të dhënave të publikuara nga Dina Försäkringar.

Kjo do të thotë se numri i rasteve është rritur me rreth 242% nga viti 2019 deri në vitin 2025. E njëjta rritje shihet edhe te mashtrimet romantike.

Vjedhje identiteti dhe rreziku me BankID

Manipulimi social ndonjëherë çon në vjedhje identiteti. Kjo ndodh kur dikush përdor të dhënat personale të një personi tjetër për të blerë mallra ose për të marrë kredi në emrin e tij.

”Një shenjë paralajmëruese janë faturat e papritura, kërkesat për kontroll kredie ose dokumente që nuk i njihni. Përpjekjet për vjedhje identiteti mund të fillojnë edhe me telefon. Dikush mund t’ju kërkojë të identifikoheni me BankID ose të thotë se llogaria juaj bankare ka transaksione të dyshimta”, shpjegon Mia Winberg.

Nëse dyshoni se jeni viktimë e mashtrimit, duhet të veproni menjëherë.

“ Kontaktoni bankën menjëherë dhe bëni kallëzim në polici. Sa më shpejt të reagoni, aq më e madhe është mundësia për të kufizuar dëmin”, thekson Mia Winberg.

Burimi: marcusoscarsson.se

Link: https://marcusoscarsson.se/bank-id-varning-utfardas-infor-helgen-fatt-in-tusentals-anmalningar/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%