Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një mashtrim i ri me e-mail po qarkullon në Suedi, ku viktimat marrin dy mesazhe radhazi që duken sikur vijnë nga i njëjti dërgues. Autoritetet dhe kompanitë paralajmërojnë qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mos paguajnë asnjë “faturë”.
Shumë suedezë kanë qenë tashmë viktima ose objektiv i mashtrimeve të ashtuquajtura phishing, ku mashtruesit përdorin SMS dhe e-mail për të mashtruar njerëz të pafajshëm.
Sipas policisë, mashtrimi synon që viktima të dorëzojë të dhëna personale ose bankare, të cilat mashtruesit më pas i përdorin për të vjedhur para.
Hiqen si kompani dhe autoritete të njohura
Mashtruesit shpesh shtiren sikur përfaqësojnë kompani të njohura, organizata të mëdha ose edhe institucione shtetërore suedeze.
Nëse dërguesi duket si një autoritet i besueshëm, si për shembull Skatteverket, njerëzit kanë më shumë gjasa të klikojnë në lidhje të rrezikshme ose të japin informacione të ndjeshme.
Gjatë viteve, shumë institucione kanë paralajmëruar për mashtrime të bëra në emrin e tyre, përfshirë Postkodlotteriet, Statistiska centralbyrån (SCB) dhe Swish. Tani, edhe një kompani tjetër ka dalë me paralajmërim.
Sa të përhapura janë mashtrimet në Suedi?
Burimi: Këshilli Suedez për Parandalimin e Krimit (Brå)
Mashtrim me “faturë të papaguar” nga Telia
Aktualisht po qarkullojnë dy e-maile mashtruese, ku dërguesi duket sikur është kompania e inkasos Intrum.
Në e-mailin e parë, i cili dërgohet fillimisht, thuhet se marrësi ka një faturë të papaguar te Telia Suedi.
Në mesazh shkruhet se Intrum ka marrë një njoftim nga operatori telefonik dhe se fatura nuk është konfirmuar si e paguar. Marrësi nxitet të klikojë një lidhje për të “rregulluar situatën”.
Nëse mashtruesit nuk arrijnë sukses me këtë e-mail, ata dërgojnë një të dytë.
Mashtrimi i dytë “rimbursim i dyfishtë”
Në e-mailin e dytë pretendohet se bëhet fjalë për një pagesë të bërë dy herë.
Në mesazh thuhet se:
Edhe ky mesazh përmban lidhje mashtruese, të cilat nuk duhet të hapen.
Intrum: Nuk dërgojmë kurrë inkaso me e-mail
Kompania Intrum konfirmon se bëhet fjalë për mashtrim dhe paralajmëron në faqen e saj zyrtare.
“Intrum nuk dërgon kurrë kërkesa inkasoje me e-mail. Ne mund të dërgojmë SMS. Nëse jeni të pasigurt, hyni me BankID në “Mina sidor” dhe paguani aty, në vend që të klikoni lidhje”, shkruan kompania.
Intrum thekson gjithashtu se mashtruesit përdorin edhe emra të kompanive të tjera të inkasos, prandaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm pavarësisht se nga vjen kërkesa.
Këshilla nga policia, si të mbroheni?
Policia u jep qytetarëve këto këshilla:
Burimi: Policia/Nyheter24
Link: https://nyheter24.se/nyheter/ekonomi/privatekonomi/1453792-varning-for-dubbelbluff-betala-inte-fakturan
Written by: admin