Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Me fillimin e dërgimit të deklaratave të taksave, Inter etstiftelsen (Fondacioni i Internetit në Suedi) paralajmëron qytetarët për mashtrues që po dërgojnë email-e të rreme për të vjedhur të dhëna personale. Lajmi është raportuar nga Agjensia TT.
Sipas fondacionit, mashtruesit dërgojnë email-e që duken sikur vijnë nga Skatteverket (Administrata Tatimore e Suedisë). Në këto mesazhe ka shpesh një link që i çon njerëzit në faqe të rreme në internet. Këto faqe mund të duken shumë të ngjashme me faqen zyrtare të Skatteverket, por në fakt janë në një adresë tjetër interneti (domen tjetër).
Björn Appelgren, përgjegjës për edukimin e publikut në Internetstiftelsen, thotë se mashtrime të tilla me email-e për rimbursimin e taksave kanë qarkulluar që nga muaji dhjetor.
Në shumë raste, email-et fillojnë me një mesazh si: “Rimbursimi juaj i taksave është miratuar.” Pas këtij mesazhi, marrësit u kërkohet të konfirmojnë identitetin e tyre në një sistem online. Ndonjëherë në mesazh u kërkohet edhe të skanojnë një kod QR.
Sipas Björn Appelgren, qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Ai këshillon që të mos klikoni kurrë në linke dhe të mos skanoni kode QR në mesazhe nga dikush që pretendon se është Skatteverket.
Deklarata e taksave, sipas tij, dërgohet vetëm në kutinë tuaj postare digjitale ose si postë fizike në shtëpi. Nëse merrni email-e ose mesazhe të tjera me linke ose kode QR, duhet të dyshoni se mund të jenë mashtrim.
Burimi; Omni/ TT
link: https://tt.omni.se/varnar-for-deklarationsbedragare-falsk-hemsida/a/7p6zvK
Written by: admin