Lajme

Paralajmërim për rritje të çmimeve të ushqimit pas uljes së TVSH-së

todayJanuary 7, 2026 33

Background
share close

Gjatë vitit të kaluar, çmimet e ushqimeve u rritën me 3,1%. Rritja u vu re kryesisht në fillim të vitit 2025. Kjo situatë vazhdoi derisa kompanitë e mëdha të tregtisë së ushqimeve u thirrën në takim nga qeveria. Pas këtij takimi, rritja e çmimeve u ndal, shkruan gazeta Dagens Nyheter (DN).

Nga muaji prill, TVSH-ja për ushqimet do të ulet përgjysmë, nga niveli aktual në 6%. Qëllimi i kësaj mase është që qytetarëve t’u mbeten më shumë para në xhep dhe të lehtësohet kostoja e jetesës.

Sipas Ulf Mazur nga Matpriskollen, zinxhirët e mëdhenj të marketeve po tregohen shumë të ashpër ndaj prodhuesve të ushqimit, duke ushtruar presion që çmimet të mos rriten deri në momentin kur ulja e TVSH-së të hyjë në fuqi.

Megjithatë, Mazur paralajmëron për një rrezik pas kësaj uljeje. Ai flet për një të ashtuquajtur “efekt ketchup”, që do të thotë se pasi TVSH-ja e ulur të zbatohet, çmimet e ushqimeve mund të rriten menjëherë dhe madje edhe më shumë se më parë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%