Lajme

Paralajmërim portokalli për reshje të dendura në Suedi, mund të bjerë deri në 100 mm shi.

todayJuly 28, 2025 32

Background
share close

Reshje shumë të forta shiu priten të martën në pjesën jugore të bregdetit të Norrland-it. Instituti i motit në Suedi (SMHI) ka dhënë paralajmërim portokalli, që është niveli i dytë më i lartë për rrezik të motit.

Sipas paralajmërimit, mund të bien deri në 100 milimetra shi gjatë ditës, nga ora 04:00 deri në 23:00. Kjo sasi shiu mund të shkaktojë përmbytje në disa zona.

Ndërkohë, janë dhënë edhe paralajmërime të verdha për reshje në rajone të tjera të vendit, si në pjesën lindore të Svealand-it dhe në ishullin Gotland.

Shkaktar i motit të keq është një stuhi me emrin “Karl-Heinz” që po vjen nga Polonia dhe pritet të godasë bregdetin lindor të Suedisë. Në Poloni, kjo stuhi ka shkaktuar shumë probleme, me qindra thirrje emergjente dhe rreth 2 000 shtëpi pa rrymë.

Këshillohet kujdes gjatë udhëtimeve dhe të shmanget qëndrimi në zona që mund të përmbyten.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%