Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qytetarët këshillohen të kontrollojnë alarmet e zjarrit dhe të ndërrrojnë bateritë, sepse Dita e Parë e Adventit njihet si një nga ditët më të rrezikshme për zjarre. Lajmi konfirmohet nga TV4 Nyheterna.
Sipas raportimeve, rreth 40% e të gjitha zjarreve të vitit ndodhin nga nëntori deri në shkurt. Rreziku rritet veçanërisht të dielave të dhjetorit, kur shumë njerëz përdorin qirinj të vërtetë për festimet e fundvitit.
Mjeku specialist, Morten Kildal, u bën thirrje qytetarëve të marrin masa të thjeshta, por shumë të rëndësishme për sigurinë nga zjarri në shtëpi. Ai thekson se një kontroll i vogël sot mund të bëjë diferencë të madhe në të ardhmen.
“Po t’i kontrollonin të gjithë në Suedi mjetet e sigurisë sot, mund të them me siguri se në vitin 2026 do të kishim më pak pacientë që përfundonin tek ne si pasojë e zjarreve,” shprehet Kildal.
Written by: admin