Lajme

Paralajmërime të reja të verdha për reshje të dendura dëbore

todayJanuary 4, 2026 48 5

Background
share close

Stuhia Anna është qetësuar, por reshjet e dëborës vazhdojnë. Instituti Meteorologjik Suedez, SMHI, ka lëshuar katër paralajmërime të reja të verdha për reshje të mëdha dëbore.

Gjatë javës që lamë pas, paralajmërimet e verdha mbuluan pothuajse të gjithë vendin dhe në disa zona kishte edhe paralajmërime portokalli. Megjithatë, situata me borën nuk ka përfunduar ende. Të dielën, SMHI njoftoi për katër paralajmërime të reja që prekin pjesët jugore të vendit, nga lindja deri në perëndim.

Në pjesët më lindore të qarkut Kalmar, paralajmërimi është në fuqi deri në orën 18 të së dielës. Në këto zona priten 10–15 centimetra dëborë dhe herë pas here do të ketë edhe erë të fortë. Më pas, zona e reshjeve lëviz drejt veriut.

Në pjesët veriore të qarkut Kalmar, përfshirë zonën e Västervik, priten 5–15 centimetra dëborë. Paralajmërimi atje vlen nga ora 14 deri në orën 23 të ditës së hënë.

Reshjet e dëborës lëvizin gjithashtu drejt perëndimit. Në juglindje të Götlandës, nga jugu i Ölandit dhe deri në zonën e Borås, paralajmërimi është në fuqi nga ora 02 deri në 14 të hënën. Edhe aty priten sasi të ngjashme dëbore dhe reshje që herë pas here mund të jenë të forta.

Paralajmërimi i katërt që SMHI ka lëshuar të dielën përfshin pjesë të Dalslandit dhe Värmlandit. Në këto zona priten 10–15 centimetra dëborë, ndërsa paralajmërimi vlen nga ora 13 deri në 23 të hënën.

Nga më parë, një paralajmërim i verdhë është ende në fuqi edhe për veriun e Ölandit dhe zgjat deri në orën 18 të mbrëmjes së së dielës.

SMHI thekson se në të gjitha zonat e përfshira nga paralajmërimet mund të ketë probleme në trafik. Udhëtarët këshillohen të planifikojnë më shumë kohë për udhëtimin e tyre dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%