Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI) ka zgjeruar paralajmërimin portokalli për reshje bore të shoqëruara me erë të fortë. Tani paralajmërimi përfshin edhe qytetin e Stokholmit.
Paralajmërimi portokalli është niveli i dytë më i lartë i rrezikut dhe ka qenë më herët në fuqi për disa zona të Svealandit verior dhe lindor. Ai do të vlejë deri nesër në orën 12:00.
Meteorologia e SMHI-së, Emma Härenstam, i ka thënë agjencisë së lajmeve TT se kushtet më të vështira priten përgjatë bregdetit të Roslagen. Sipas saj, sa më afër bregdetit të ndodhen njerëzit, aq më të dëndura do të jenë reshjet e borës.
SMHI paralajmëron se moti i keq mund të shkaktojë kushte shumë të vështira për qarkullimin rrugor. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve dhe udhëtarëve që të mos dalin në rrugë pa nevojë.
Gjatë ditës së shtunë, paralajmërime të nivelit të verdhë për borë janë gjithashtu në fuqi për pjesë të mëdha të bregdetit lindor të Suedisë. Këto zona shtrihen nga Kalmar në jug deri në Umeå në veri.
Written by: admin