Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Mot i ftohtë ka bërë që çmimet e energjisë elektrike të rriten dhe që nivelet e ujit në digat hidroenergjetike të bien. Për këtë arsye, parashikimet për çmimet e energjisë deri në verë janë ndryshuar plotësisht.
Sipas Johan Sigvardsson, analist në kompaninë e tregtimit të energjisë Bixia, Suedia do të dalë nga dimri me nivele të ulëta të ujit në rezervuarët e hidrocentraleve. Kjo pritet të ndikojë në çmimet e energjisë elektrike të paktën deri në verë.
Ai shpjegon se parashikimet e motit që ishin bërë para Krishtlindjeve nuk dolën të sakta. Motit ka qenë shumë më i ftohtë se sa ishte parashikuar, dhe kjo ka ndodhur në pjesë të mëdha të Evropës. Si pasojë, është rritur konsumi i energjisë elektrike dhe janë ulur nivelet e ujit në digat e hidrocentraleve.
Vetëm gjatë muajit janar, çmimi i energjisë elektrike është rritur me 50% krahasuar me parashikimin e tregut që ishte bërë në muajin dhjetor.
Sipas parashikimit të ri, çmimi mesatar i energjisë elektrike në Suedi gjatë tremujorit të parë të vitit pritet të jetë nga 70 öre deri në 1,10 krona për kilovat-orë. Çmimet më të larta pritet të jenë në jug të vendit. Vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë, çmimet ishin nga 17 deri në 80 öre për kilovat-orë.
Burimi: TT
Written by: admin