Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimet e energjisë elektrike pritet të rriten ndjeshëm në Suedi gjatë tremujorit të parë të vitit. Sipas një parashikimi të ri nga kompania energjetike Bixia, rritja vjetore e çmimeve do të jetë nga 37 deri në 312% në katër zonat e çmimeve të energjisë elektrike në vend. Lajmi raportohet nga gazeta Dagens Industri (DI).
Arsyeja kryesore e kësaj rritjeje është kombinimi i motit të ftohtë dhe mungesa e erës, që ka ulur prodhimin e energjisë nga era. Situata rëndohet edhe më shumë nga niveli më i ulët i ujit në rezervuarët e hidrocentraleve.
Sipas Bixias, çmimet mesatare të energjisë për muajin janar pritet të jenë më të lartat që nga kriza e çmimeve të energjisë në vitin 2022.
“Çmimet mesatare për janarin ka shumë gjasa të jenë më të lartat që nga kriza e vitit 2022”, thotë analisti i Bixias, Johan Sigvardsson.
Çmimi spot i energjisë elektrike pritet të jetë më i larti në zonën e çmimeve SE4. Ndërkohë, zonat SE1 dhe SE2 parashikohen të kenë rritjen më të madhe në përqindje, me rreth 300%.
Burimi: DI
Link: https://www.di.se/nyheter/ny-elchock-hotar-priset-kan-rusa-over-300-procent/
Written by: admin