Lajme

Parku i parë kundër përmbytjeve në qendër të Stokholmit

todayAugust 27, 2025 33

Background
share close

Qendra e Stokholmit ka marrë parkun e saj të parë të ndërtuar posaçërisht për të përballuar reshjet e mëdha të shiut. Parku ndodhet në Ellen Keys park dhe ka një gropë të madhe në tokë që mund të mbajë deri në 120 metra kub ujë, ose 120 mijë litra, kur ndodhin përmbytje.

Kjo zgjidhje do të ndihmojë për të mbrojtur ndërtesat përreth dhe për të ndaluar ujin që të mos rrjedhë më tej drejt Birger Jarlsgatan, Berzelii park dhe Norrmalmstorg.

“Ne drejtojmë ujin nga rruga në këtë hapësirë kur ka reshje të forta. Normalisht, këtu është një vend i gjelbër me shumë bimë. Por kur bie shumë shi dhe rrjeti i kanalizimeve mbushet, kjo gropë mban ujin. Pastaj, kur shiu pushon dhe sistemi i kanalizimeve fillon të zbrazet, edhe gropa zbrazet vetë,” shpjegon Jonas Althage, strateg për përmbytjet në qytetin e Stokholmit, për P4 Stockholm.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%